Kosova ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga Franko Foda për sfidat e tetorit.
Për këtë muaj është programuar fillimisht sfida me Slloveninë dhe më pas ajo ndaj Suedisë.
“Dardanët” do kenë 27 lojtarë të grumbulluar, ndërsa te lista rezervë qëndrojnë edhe emra të tjerë.
Ka rikthime si i Rashicës, ndërsa spikat Albian Hajdari që vendoset të largohet nga Zvicra për Kosovën.
Tifozët në Kosovë kanë shumë rezerva, që Celina qëndron vetëm në listën e zgjeruar. Ky i fundit po bën mjaft mirë në Suedi.