Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Sevillas.
Sipas njoftimit të Barcelonës, sulmuesi i krahut ka telashe muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin që luhet në “Sanchez Pizjuan”.
Klubi ka thënë se ai do të mungojë për afro tri javë.
Futbollisti i Spanjës nuk ka stërvitur fare me grupin të premten.
Yamal e kompletoi ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja e fitoi ballafaqimin e Championsit 2:1 në udhëtim te Barcelona.