• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana dëfren në derbi, Bordin: Lojtarët e merituan këtë fitore, kanë ndryshuar mentalitetin

03/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i kryeqytetit foli bardheblu. Tirana dhuroi një paraqitje mbresëlënëse mbrëmjen e sotme duke mposhtur Partizanin me rezultatin e pastër 3-0, një fitore që ndezi entuziazmin e tifozëve dhe riktheu besimin te skuadra. Pas sfidës, trajneri Roberto Bordin ndau emocionet dhe vlerësimet për paraqitjen e lojtarëve të tij.

 “Çunat e nisën aty ku e lamë në pjesën e dytë ndaj Dinamos, aty filloi gjithçka. Ata e merituan plotësisht këtë fitore, ndaj u dedikohet atyre, presidentit dhe tifozëve që na kanë mbështetur edhe në momentet më të vështira. Është e domosdoshme të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes.

Jam shumë i lumtur, sepse kjo fitore është e rëndësishme për të gjithë ne. Do ta shijojmë, kemi disa ditë pushim për t’u rikthyer edhe më të fortë. Por nëse do të kënaqemi vetëm me këtë ndeshje, nuk do të ishte e drejtë. Jam i lumtur edhe për Voglin, një djalë që është sjellë si burrë dhe ka një të ardhme të ndritur.

Fitoret të japin stimul dhe besim. Jam i kënaqur edhe për mbrojtjen, sepse ishte thuajse perfekte: nuk kemi marrë pothuajse asnjë gjuajtje në portë. E gjithë skuadra mbrojti me karakter. U përshtatëm me modulit e Partizanit duke luajtur me një 5-4-1. Ishte normale, pasi me rezultatin 2-0 kundërshtari mori më shumë risk. Në rinisje kishim edhe momente që mund ta ndëshkonim sërish.

Skuadra gjatë javës ka punuar shumë mirë, me ritëm dhe shpirt gare si në pjesën e dytë kundër Dinamos. Kishim thënë që ishim gati për ta fituar këtë derbi, dëshira ishte shumë e madhe. Lojtarët kanë ndryshuar mentalitetin dhe e donin me çdo kusht këtë fitore”, u shpreh Bordin.

Next Post

Drenica zyrtarizon një sulmues anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.