• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani do të dëgjojë ofertat për njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit

03/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situata kontraktuale e Mike Maignan ka tërhequr vëmendjen e plotë në tregun e transferimeve. Me kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2026, mundësia që ai të largohet si lojtar i lirë nga Milani nuk është më thjesht një thashethem, por një skenar shumë i mundshëm.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, në një video të postuar në kanalin e Fabrizio Romanos, negociatat për rinovimin e kontratës së Maignan janë tërësisht të ngrira.

Kushtet personale ishin arritur në shkurt, të cilët përfshinin një zgjatje kontrate deri në 2028 dhe rritje page, janë pezulluar më pas nga klubi, për arsye sportive dhe ekonomike.

Burime të ndryshme raportojnë se marrëdhëniet mes përfaqësuesve të Maignan dhe Milanit janë “shumë të ftohta”.

Me më pak se një vit të mbetur në kontratë, Milani ndodhet në një udhëkryq, ta lërë kapitenin të largohet falas ose të zgjedhë një shitje të hershme që do t’i sillte të ardhura.

Sipas Morettos, nga një perspektivë financiare, opsioni më logjik për Milanin është shitja e Mike Maignan në janar, edhe nëse oferta nuk i afrohet vlerës reale të lojtarit në treg.

Chelsea ka shfaqur interes për Maignan që gjatë afatit kalimtar të verës, me qasje dhe oferta që nuk bindën Milanin.

Raportohet se “Blutë” kanë ofruar midis 15 dhe 18 milionë eurosh, shifra që klubi italian i konsideroi të pamjaftueshme.

Megjithëse bisedimet nuk përparuan, ideja se portieri francez do të pranonte një ofertë nga “Stamford Bridge” mbetet ende e gjallë.

Next Post

‘Superliga’ rikthehet me një propozim të ri për Champions-in: dy grupe dhe platforma televizive falas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.