• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aro Muric me paraqitje të jashtëzakonshme në Serie A, vlerësohet me notën 10

04/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Kosovës Aro Muric ka qenë heroi në fitoren e Sassuolos ndaj Hellas Veronas.

Muric ishte më i miri në triumfin 0-1, ndërsa u vlerësua me notën më të lartë të mundshme nga “SofaScore”, pra plot 10.

Muric arriti të ndalte dy gola të sigurt në këtë përballje, kishte pesë pritje fantastike brenda zonës, ndërsa bëri nëntë sosh në tërë takimin.

Ai gjithashtu kishte një përqindje të lartë edhe në pasime, plot 64, pra kishte saktësi në 18 pasime nga 28 që i tentoi.

Kjo paraqitje mahnitëse e Muric vjen në periudhën më të mirë të mundshme, pasi tani do të udhëtojë për në Kosovë që të përballet me Slloveninë dhe Suedinë.

Kujtojmë, ylli kosovar vazhdon të jetë “gardiani” kryesor i “Dardanëve”, derisa ishte mahnitës edhe në fitoren historike 2-0 ndaj Suedisë.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.