Gara më prestigjioze për klube në Evropë Liga e Kampionëve,mund të ndryshoj sërish formatin garues.
Raportimet e shumta bëjnë të ditur se Kompania A22, e cila përfaqëson projektin e Superligës Evropiane ka dërguar UEFA-së një propozim për ridizajnim të Ligës së Kampionëve nga viti 2027,dhe që sipas tyre do ta bënte më tërheqëse për tiozët.
Përndryshe formati i propozuar do të përfshinte 36 klube,ku formati i ri është ndarja në dy grupe me nga 18 klube,ku grupi i parë do të bashkojë 18 ekipet e renditura më së miri, të cilat do të luajnë me njëra-tjetrën tetë ndeshje në fazën e pare.
Grupi i dytë do të perfshinte klubet e renditura nga vendi i 19-të deri në të 36-tin,ku 8 ekipet e para nga grupi i parë kualifikohen direkt në 1/8 e finales teksa 16 klubet e tjera do të luajnë në raundin e parë të play-off-it.
Qëllimi i ndryshimit të formatit është që të balancojë garën në mes ekipeve,kurse do të rriste numrin e ndeshjeve të mëdha në fazët e para të garës.