• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tudor: Jemi Juventusi dhe barazimi ndaj Milanit nuk mjafton. Modrić? Shpresoj të luajë keq nesër

04/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri kroat i Juventusit, Igor Tudor, doli sot në konferencë për shtypin në prag të supersfidës së nesërme ndaj Milanit, një përballje që mund të përcaktojë shumë për garën në krye të Serisë A. Pas katër barazimeve radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, tekniku bardhezi kërkon kthesën:

“Nuk e di ç’ndeshje do të jetë, nuk kam sferë kristali. Milani është një skuadër shumë e fortë, me trajner dhe lojtarë të mëdhenj, në një moment të mirë. Por ne luajmë në shtëpinë tonë dhe duam të bëjmë një ndeshje të madhe. Na mungon fitorja, është e vërtetë, por kundër Atalantës dhe Villarrealit skuadra luajti më mirë se kundërshtari. Jemi në rritje, por jemi Juventusi dhe barazimi nuk mjafton.”

I pyetur për gjendjen e Bremer dhe Thuram, Tudor u tregua i rezervuar:

“Do ta shohim sot në stërvitjen përfundimtare, nuk mund të them asgjë.”

Në fund, tekniku nuk i kurseu batutat për bashkëkombësin e tij Luka Modrić, që pritet të udhëheqë mesfushën e Milanit:

“Ka bërë historinë e popullit tonë, nuk do të lindë më një tjetër si ai. Nuk kam parë askënd të luajë kështu në moshën 40-vjeçare. Shpresoj vetëm që nesër të luajë keq,” – tha Tudor me humor.

Next Post

Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.