Borussia Dortmund dhe RB Leipzig zhvilluan një përballje plot intensitet në “Signal Iduna Park”, që përfundoi me barazim 1-1, duke i shtyrë të dyja skuadrat të kënaqen me nga një pikë. Me këtë rezultat, Dortmundi e zgjeron në nëntë ndeshje serinë e pamposhtur në të gjitha kompeticionet (6 fitore, 3 barazime).
Borussia Dormund – Leipzig 1-1
Leipzig-u e nisi më mirë ndeshjen dhe zuri avantazhin në minutën e 7-të, kur pas një topi të gjatë, Assan Ouédraogo asistoi për Christoph Baumgartner, i cili shënoi nga afër. Reagimi i vendasve erdhi shpejt: Yan Couto barazoi me një gjuajtje të ulët që u devijua pas kombinimit me Serhou Guirassy.
Në pjesën e dytë, Leipzig shtoi presionin dhe krijoi disa raste të rrezikshme me Rômulo dhe Antonio Nusa, por portieri Gregor Kobel reagoi shkëlqyeshëm. Dortmund tentoi të merrte fitoren në minutat e fundit me Julian Brandt dhe Fábio Silva, por mbrojtja e Leipzig, me një ndërhyrje vendimtare të Nicolas Seiwald dhe pritjet e Péter Gulácsi, shmangu golin.
Në fund, barazimi i ruan Dortmundit serinë prej 14 ndeshjesh pa humbje në Bundesliga (11 fitore, 3 barazime), ndërsa Leipzig ndalet pas katër fitoreve radhazi, por mbetet në vendin e tretë, vetëm një pikë pas verdhezinjve.
Bayer Leverkusen fitoi 2-0 ndaj Union Berlin, duke u ngjitur në vendin e katërt dhe zgjatur serinë e pamposhtur në shtatë ndeshje. Golat u shënuan nga Ernest Poku dhe Christian Kofane, ndërsa skuadra e Kasper Hjulmand dominoi takimin, duke shënuar fitoren e 10-të në 16 përballje direkte kundër Unionit.