Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë historike mbi “Rolin e Politikave të BE-së në Forcimin e Modelit Evropian të Sportit”. Kjo rezolutë paralajmëron kundër ligave të shkëputura dhe sipërmarrjeve të orientuara drejt fitimit si Super Liga, duke theksuar se pjesëmarrja në garat evropiane duhet të fitohet përmes performancës vendase në fushë. Ajo gjithashtu kundërshton organizimin e ndeshjeve të ligave vendase jashtë vendit, duke pohuar rëndësinë e të qëndruarit të rrënjosur në komunitete.
UEFA e ka mirëpritur votimin si një angazhim për të mbrojtur vlerat dhe parimet e futbollit. Rezoluta e Parlamentit pasqyron reformat e fundit të UEFA-s mbi rishpërndarjen e drejtë të të ardhurave, solidaritetin dhe përpjekjet kolektive në të gjitha ligat. Ajo përputhet me vizionin e UEFA-s për të përfshirë lojtarët, tifozët, klubet dhe shoqatat në vendimmarrje, duke theksuar progresin në çështje si sistemi i transferimeve dhe mirëqenia e lojtarëve përmes Komitetit të Dialogut Social të BE-së.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, e përshëndeti rezolutën si një “mesazh të qartë në emër të qytetarëve të BE-së” në mbrojtje të një modeli futbolli “që i shërben shoqërisë në tërësi, jo vetëm fitimit të disa personave”. Ai shtoi: “Futbolli është një histori unike suksesi evropiane. Kjo rezolutë përforcon rolin tonë për ta rritur lojën në mënyrë të qëndrueshme dhe për të zgjeruar ndikimin e saj”.