• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

10/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysajn kanë dalë në konferencën për gazetarë para ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Dueli i vlefshëm për kualifikimin në Botërorin 2026, është i nivelit të lartë të rrezikshmërisë, por edhe për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe luftës për vendin e dytë.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot kjo është ndeshja më e rëndësishme. Para një muaji ishte ndeshja ndaj Letonisë. Nëse nuk do të fitonim, kjo nuk do të kishte rëndësi. Është ndeshje emblematike, kjo është e bukura e futbollit. Do të jetë ndeshje e bukur

Siç e thash është e rëndësishme, e bukur dhe jo si ndeshjet tjera. Kemi përdorur video-analiza, kemi korrigjuar atë që kemi vënë re. Kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të zgjedhim lojtarët që do të dalin në fushë. Jemi stërvitur si skuadër. Nuk më shqetëson mungesa e golave të sulmuesve. Kam besim te gjithë lojtarët se mund t’u përgjigjen atyre që i kemi përgatitur

Edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me tre qendërmbrojtës, dy mbrojtës krahu, tre mesfushorë, dy sulmues, praktikisht e dimë edhe ne se si do të luajmë. Kemi stërvitje të rëndësishme dhe vendimin do ta marrim më pas.”

“Është ndeshja më e rëndësishme deri tani. Nëse do të kishim ardhur me tre pikë këtu, nuk do ta kishte rëndësinë e njëjtë. Më pëlqen të luaj ndeshje të tilla. Kemi pasur ndryshime nga ndeshja në Varshavë, skuadra ka ndryshuar, njësoj edhe në Evropian. Besoj te lojtarët e mi dhe do të bëj zgjedhjet e mia nesër

Të gjithë jemi të mësuar me presionin në këtë profesion. Je mësuar të luash me kundërshtarë. Shumë kalojnë në ekipin e parë. Shumë lojtarë luajnë në ndeshje të rëndësishme. Mund të shërbejë si motivim ekstra. Është e rëndësishme që fituam ndaj Letonisë, që na solli këtu. Kush fiton nesër rritet hapi për të shkuar në plejof”.

Next Post

Lamine Yamal është një makineri që prodhon para, në moshën 18 vjeç nuk ka krahasim me Messi-n

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.