Sunday, 26. April 2026
Sport

Federata Serbe nis me provokim, nuk vendos në stadium flamurin shqiptar

GS 10/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë në stadiumin “Duboçica”.

Sot në Leskovac është zhvilluar edhe stërvitja e fundit nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

Federata e Serbisë akoma nuk e ka vendosur në stadium flamurin e Shqipërisë si identifikues për ndeshjen.

Po ashtu deri tani mungon edhe ai i UEFA-s.

Serbët kanë njoftuar se nesër në stadium nuk lejohet asnjë simbol shqiptar.

Rreth 5000 tifozë do të jenë të pranishëm në total.

Federata Serbe e Futbollit ka njoftuar se kontrollet do të jenë të rrepta.

Për më tepër, asnjë nuk do të futet në stadium duke pasur vetëm biletën.

Kështu çdo tifoz do të jetë i identifikuar me biletë të personalizuar.

Teilen: