Sunday, 26. April 2026
Sport

“Dardanët” dalin në fushë, përgatitje intensive për duelin me Suedinë të hënën

GS 11/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Suedisë.

Pjesa e futbollistëve që luajtën ndaj Sllovenisë kanë kryer rigjenerim në hotel, ndërsa të tjerët kanë zhvilluar seancë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Nga grumbullimi janë liruar Fidan Aliti, për shkak të pezullimit me kartonë, si dhe Lumbardh Dellova, i cili nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë dhe më pas udhëtojnë drejt Goteborgut.

Teilen: