Serbia dhe Shqipëria po masin forcat në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e Grupit K filloi në orën 20:45.
Në Serbi raportohet se janë vetëm 3000 tifozë të pranishëm. Shifër kjo më e ulët se ajo që pritej, pasi tregohej se sipas rregullave mund të ishin 5000 tifozë.
Serbia më parë ishte dënuar për shkak të incidenteve ndaj Anglisë.
Për këtë edhe numri është i kufizuar. Sfida mes dy përfaqësueseve nisi me 1 minutë heshtje në nder të Dejan Milovanoviç.
Ish-mesfushori u nda nga jeta më 16 shtator në moshën 41-vjeçare. Në karrierën e tij luante edhe për përfaqësuesen serbe.