Sunday, 26. April 2026
Sport

Humbi me Shqipërinë/ Federata Serbe pranon dorëheqjen e Stojkoviçit, emërohet zëvendësuesi

GS 12/10/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë Federata e Futbollit të Serbisë ka pranuar dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç pas humbjes kundër Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

Të premten, më 19 tetor, do të mblidhet Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Futbollit të Serbisë, do të përzgjedhin emrin e ri ndërsa kombëtaren serbe në  Andorra do ta drejtojë Zoran Mirković, informon agjencia e lajmeve ‘Tanjug

“Pas humbjes së ekipit kombëtar kundër Shqipërisë në Leskovac, trajneri Dragan Stojkoviç ofroi dorëheqjen nga posti i tij dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës. Udhëheqjen e ekipit kombëtar serb A në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës do ta marrë përsipër strategu i përzgjedhjes sonë të re, Zoran Mirković, i cili tashmë iu bashkua ekipit kombëtar në Nish të dielën në mëngjes, së bashku me anëtarët e stafit profesional Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odaviç dhe Bogdan Milićević”, thuhet në njoftimin e FSS.

Teilen: