• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luis Suarez në mesin e legjendave, 600 gola në karrierë!

13/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Suarez ka arritur shifrën e 600 golave në karrierë.

Uruguaiani arriti të shënojë në fitoren 4-0 të Inter Miamit kundër Atlanta United në ligën MLS.

38-vjeçari në karrierën e tij të lavdishme ka fituar gjithçka që është e mundur: një Champions, një Botëror të Klubeve, 5 La Liga, 4 Copa del Rey, dy Superkupa të Spanjës, pastaj ka triumfuar edhe në Angli një herë në Kupën e Ligës, në Holandë një titull në Eredivisie dhe një Kupë nacionale.

Në Brazil me Gremion i fitoi dy kampionate Gauch, kurse në Uruguai tri kampionate, ndërsa me Kombëtaren e Uruguait e fitoi Copa America.

Në nivelin individual, Suarez e ka fituar shtatë herë titullin e golashënuesit më të mirë në kompeticione të ndryshme, ndërsa e ka fituar dy herë edhe “Këpucën e Artë”.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Uruguait me 69 gola në 143 ndeshje.

Vetë Suarez e ka komentuar këtë arritje me një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Nëse ju them se i kam ëndërruar, ju gënjej. Kurrë nuk kam mundur të besoja se do të arrija aq shumë në karrierë. U jam falënderues krejt klubeve ku kam luajtur, pastaj Seleccion, bashkëlojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve, punëtorëve të ndryshëm në klube, familjes sime dhe tifozëve. Të gjitha bëjnë pjesë në këtë objektiv të arritur. Gjithmonë ekziston një faqe më shumë…”, shkroi njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në 15 vjetët e fundit.

Next Post

Agim ​Ademi motivon lojtarët para ndeshjes me Suedinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.