Sunday, 26. April 2026
Sport

Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë në “Air Albania”

GS 13/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive.

Biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Teilen: