• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova mposht Suedinë edhe në Goteborg

13/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores së madhe muajin e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Suedinë edhe në Goteborg.

Në Prishtinë, Kosova triumfoi 2:0 kurse në Goteborg 1:0, të hënën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

“Dardanët” patën paraqitje të mirë ndaj Suedisë dhe kanë mundur të shënojnë më shumë se një gol. Fisnik Asllani shënoi golin e fitores, e cila është e dyta në kuadër të këtij cikli kualifikues.

Sulmuesi e Hoffenheimit, realizoi në minutën e 32-të kurse Leon Avdullahu në minutën e 43-të qëlloi shtyllën. Me këtë fitore, Kosova ka tubuar 7 pikë dhe renditet e dyta në Grupin B kualifikues, kurse Suedia mbetet në vetëm 1 pikë pasi regjistroi humbjen e tretë, të dytën nga “Dardanët”.

Muajin tjetër, Kosova ka dy ndeshjet e fundit të këtyre kualifikimeve, ku përballet me Slloveninë në udhëtim dhe Zvicrën në shtëpi.

Next Post

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.