• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitojnë Gjermania dhe Belgjika, Franca ndalet në Islandë

13/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në raundin e ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Belgjika dhe Gjermania konfirmuan statusin e tyre si favorite, ndërsa Franca u ndal papritur në një barazim zhgënjyes.

Gjermania, në një sfidë të fortë ndaj Irlandës së Veriut në Belfast, triumfoi 1-0 falë golit të parë me kombëtaren të sulmuesit Woltemade në minutën e 31-të. Rezultati e ngjit skuadrën e Julian Nagelsmann në kuotën e 9 pikëve, njësoj si Sllovakia, që fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut me golat e Obert dhe Schranz. Luksemburgu mbetet në fund të renditjes pa pikë.

Në Grupin D, Franca e Didier Deschamps u ndal 2-2 në Reykjavik ndaj Islandës. Hlynsson dhe Palsson shënuan për vendasit, ndërsa për “gjelat” realizuan Nkunku dhe Mateta. Franca mbetet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Ukraina afrohet pas fitores 2-1 ndaj Azerbajxhanit, falë golave të Gutsulyak dhe Malinovskyt.

Spektakël edhe në Grupin J, ku Belgjika mposhti 4-2 Uellsin në Cardiff. Kevin De Bruyne ishte protagonist me një ‘dopietë’, të dyja nga penalltia, ndërsa Meunier dhe Trossard plotësuan suksesin e “Djajve të Kuq”. Rodon dhe Broadhead shënuan për vendasit. Belgjika merr kreun me 14 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut bie në vendin e dytë pas barazimit 1-1 me Kazakistanin.

Next Post

Osmani pas fitores së Kosovës: Kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.