Mbrëmë, Kosova shkroi histori në Stokholm duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0:1 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Heroi i ndeshjes ishte Fisnik Allsan, i cili shënoi golin e vetëm dhe të artë për Kosovën, në një përballje të zjarrtë dhe tejet të rëndësishme, raporton lajmi.net
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, nuk i përmbajti emocionet.
Ai u pa me lot në sy dhe i shokuar nga kjo fitore e madhe që i jep Kosovës një shtytje të fuqishme drejt ëndrrës së madhe – pjesëmarrjes në “Botërorin 2026”./Lajmi.net/