Ndeshja miqësore me Jordaninë në “Air Albania” do të jetë një mundësi e artë për Sylvinho-n për të eksperimentuar me formacionin si dhe t’u jap kohën e nevojshme për rikuperim disa lojtarëve, të cilët shkarkuan bateritë në transfertën serbe.
Kështu në portë pritet që Strakosha të ulet në stol pasi vendin e tij mes shtyllave e merr Dajsinani, i cili debutoi si titullar me Kombëtaren në miqësoren përballë Gjibraltarit.
Sa i përket mbrojtjes braziliani ka preferuar të mos ndryshojë gjithçka krahasuar me formacionin anti-Serbi, pasi konfirmohen Gjimshiti dhe Mitaj ndërsa Hysaj dhe Ajeti i kanë lënë vendin respektivisht Balliut dhe Cakes.
Në mesfushë do të hapësirë për Ramadanin, i cili do të mbështetet nga Berisha dhe Asllani. Edhe në sulm priten ndryshime pasi treshja titulllare përballë Serbisë do të shikojë ndeshjen nga stoli pasi titullarë do të jenë Hoxha, Asani dhe Daku.