• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Ndeshja Itali – Izrael zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti italian Udine ndodhet sot nën masa të jashtëzakonshme sigurie për shkak të ndeshjes Itali–Izrael, e vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në “Stadio Friuli”, përpara rreth 10 mijë tifozëve, pasi autoritetet kanë kufizuar kapacitetin për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në qytet është paralajmëruar një marshim pro-Palestinë, që pritet të mbledhë po aq pjesëmarrës sa numri i tifozëve në stadium. Për këtë arsye, Ministria e Brendshme italiane ka përgatitur një plan të gjerë sigurie, me rreth 1000 forca policie, karabinierë dhe ushtarë në terren, si dhe me mbikëqyrje nga helikopterë dhe dronë.

Rreth stadiumit është shpallur “zonë e kuqe”, ku kontrollet do të jenë të rrepta me detektorë metalesh dhe pajisje rreze X. Në disa pika do të vendosen edhe snajperë, ndërsa ekipi i Izraelit shoqërohet nga agjentë të shërbimit sekret “Mossad”.

Prefekti i Udines ka ndaluar shitjen e pijeve në shishe qelqi apo kanaçe dhe ka urdhëruar heqjen e tavolinave, karrigeve dhe çadrave nga ambientet e jashtme të bareve dhe restoranteve pranë zonës së ndeshjes.

Masat synojnë të shmangin çdo incident gjatë një mbrëmjeje që konsiderohet me “rrezik të lartë sigurie”.

Next Post

Tomasson po i çmend suedezët pas dy humbjeve me Kosovën: Kam kontratë, nuk largohem

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.