• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“FIFA nuk zgjidh dot problemet gjeopolitike”, Infantino kalon mbi fjalët e veta dhe merr pjesë në samitin e paqes në Egjipt

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Medie të rëndësishme botërore i kanë kushtuar mjaft vëmendje pranisë së kreut të FIFA-s në samitin “Paqja 2025”, të organizuar në Egjip nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u vendos rikthimi te dialogu në Lindjen e Mesme.

Edhe pse vetë numri një i FIFA-s vetëm pak ditë më parë, pas kërkesës nga shumë vende antare për votim për të përjashtuar Izraelin nga kompeticionet futbollistike, pohoi se “FIFA nuk mund të zgjidhte problemet gjeopolitike”, nuk hezitoi që të ishte prezent në këtë samit.

Sipas tabloidëve në ishull Gianni Infantino ishte i ftuar i Donald J. Trump në këtë samit. Marrëdhënia mes të dyve është e fortë pasi shpesh herë Infantino ka vizuar Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rreth organizimit të Kupës së Botës 2026.

“Përgëzoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentin Donald J. Trump, Katarin, Egjiptin, Turqinë dhe të gjitha vendet që bashkëpunuan për të arritur këtë armëpushim”, shkroi Infantino në faqen e tij në Instagram.

Next Post

Si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.