• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italia fiton bindshëm ndaj Izraelit dhe siguron vendin në ‘play-off’

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e Grupit I të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, duke siguruar matematikisht një vend në fazën “play-off”.

Heroi i mbrëmjes në Udine ishte Mateo Retegui, autor i dy golave që thyen rezistencën e skuadrës së Ben Shimon. Sulmuesi italian shënoi fillimisht nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi një gol spektakolar me një goditje të harkuar në trekëndësh, duke vulosur praktikisht fitoren.

Në fund, Gianluca Mancini shtoi edhe golin e tretë, duke u dhënë “azzurrëve” një fitore të merituar dhe moral të lartë për vazhdimin e rrugëtimit.

Në ndeshjet e ardhshme, ekipi i Gattusos do të përballet me Moldavinë dhe Norvegjinë. Edhe pse mund të arrijë norvegjezët me pikë duke i mposhtur në ‘San Siro’, diferenca e golaverazhit e bën të pamundur kualifikimin direkt në Botëror.

Kështu, shpresat e Italisë për t’u rikthyer në Kupën e Botës pas 12 vitesh mungesë do të varen sërish nga ndeshjet “play-off”.

Siguron play-off-in edhe Turqia, falë fitores 4-1 me Gjeorgjinë, ndërsa Spanja vijon rrugëtimin perfekt në Grupin E, duke mposhtur 4-0 Bullgarinë. 

Next Post

Presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në mesin e Kombëtareve që po shkëlqejne dhe po rrugëtojnë drejt Botërorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.