Friday, 24. April 2026
Sport

Verstappen triumfon në Sprintin e Austin, pas tij Russell dhe Sainz, dy Ferrarit në ‘top-5’

GS 18/10/2025 2 Min. Lesezeit

Max Verstappen konfirmoi dominimin e tij në pistë duke fituar Sprintin e Çmimit të Madh të Austin-it, një garë e shkurtër që nisi me kaos dhe përfundoi nën regjimin e Safety Car. Piloti holandez i Red Bull-it ruajti vendin e parë nga ‘pole position’, duke përfituar nga përplasja mes dy McLaren-ëve që eliminoi menjëherë Lando Norris dhe detyroi Oscar Piastri-n të tërhiqej për shkak të dëmtimeve. Në incident u përfshinë gjithashtu Nico Hülkenberg dhe Fernando Alonso, të cilët nuk arritën të vazhdonin garën.

Pas ‘restart’-it, George Russell tentoi të parakalonte Verstappen-in me një manovër agresive, por gaboi dhe u detyrua të tërhiqej, duke përfunduar i dyti. Podiumi u plotësua nga Carlos Sainz me Williams, që la pas dy ish-shokët e tij te Ferrari, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc. Ky i fundit bëri një gabim në kthesën e pestë, duke humbur një pozicion ndaj kampionit shtatë herë.

Në fund, një kontakt mes Lance Stroll dhe Esteban Ocon solli Safety Car-in e dytë dhe “ngriu” renditjen deri në fund. Alexander Albon e mbylli në vendin e gjashtë, ndërsa në zonën e pikëve hynë edhe Yuki Tsunoda me Red Bull-in dhe Andrea Kimi Antonelli me Mercedes-in.

Falë këtij suksesi, Verstappen shton tetë pikë të tjera në garën për titull, duke zgjatur distancën ndaj ndjekësve të McLaren.

ImageImage

Teilen: