Ka përfunduar edicioni i 9-të i Maratonës së Tiranës, një event që u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport. Maratona e Tiranës 2025 mirëpriti mbi 5,000 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të huaja.
Sportistët nga Kenia ishin ata që dominuan në Kategorinë Maratonë (42 KM) si për meshkuj edhe për femra. Keniani Benard Kiprotich Too u shpallk fitues i Maratonës për meshkuj me kohën 2: 21:35, i ndjekur nga bashkatdhetarët Derrick Chege Njoroge dhe Shedrack Kiptoo Kimaiyo. Paraqitje shumë të mirë bënë edhe atletët shqiptarë Ilir Kellezi dhe Altin Vorpsi, që mbyllën garën respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të.

Edhe për femra dominuan sportistet nga Kenia. Chelangat Sang fitoi Maratonën, e ndjekur nga Rose Jepchumba. Blerina Bregu u rendit e 4-ta në Maratonën për femra.

Sportistët kenianë dominuan edhe gjysmë Maratonën (21 KM) duke zënë vendet e podiumit si në meshkuj edhe në femra.
