Astrit Selmani i surprizoi të gjithë, pasi kishte shkëlqyer me Dinamo 1948 në edicionin e kaluar rumun. Sulmuesi shqiptar vendosi ta vazhdonte karrierën në ligën e dytë kineze ku firmosi me Shanxi Union.
28-vjeçari po bën mjaft mirë aty, ndërsa sot vulosi fitoren 2 me 0 që Shanxi Union mori përballë Qingdao. Sfida ishte e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.
Me vetëm 10 javë të luajtura, Selmani ka shkuar në kuotën e 5 golave dhe 2 asistimeve. Askush nga shokët e skuadrës nuk ka bërë më mirë në kampionat.