Friday, 24. April 2026
Sport

Peja regjistron fitoren e dytë radhazi, mposht Yllin në Therandë

GS 19/10/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e GO+ Peja ka vazhduar formën pozitive në fillim të këtij sezoni, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara.

Në sfidën e zhvilluar të dielën në Therandë, pejanët arritën të triumfojnë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat të ngushtë 75–71.

Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Malcolm Armstead, i cili kontribuoi me 18 pikë, ndërsa mbështetje të mirë mori edhe nga Herndon, që shtoi 13 pikë.

Në anën tjetër, për skuadrën vendase u dallua Larry Thomas me 17 pikë, ndërsa Huffman realizoi 15, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e dytë këtë sezon.

Pas dy xhirove të para, Peja ka bilanc perfekt me 2 fitore, ndërsa Ylli ende është në kërkim të fitores së parë, me dy humbje radhazi.

Teilen: