Friday, 24. April 2026
Sport

“Abissnet Superiore”, ja çfarë dhuroi java e 7-të

GS 19/10/2025 1 Min. Lesezeit

Java e 7-të e Abissnet Superiore u mbyll sot me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vora dhe Flamurtari – Partizani. Vora u rikthye te fitorja me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani triumfoi 1-0 në Vlorë.

Vllaznia fitoi 1-0 në transfertë ndaj Bylisit, ndërsa Egnatia – Dinamo City dhe Tirana – Teuta u mbyllën pa gola 0-0. Në renditje, Vllaznia kryeson kampionatin me 16 pikë.

Teilen: