Friday, 24. April 2026
Sport

Milani përmbys Fiorentinën, dopjeta e Leaos e ngjit në krye të Serie A

GS 19/10/2025 1 Min. Lesezeit

Milani ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Fiorentinës, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

Kuqezinjtë arkëtuan pikët e plota falë një fitore të ngushtë 2-1.

Milani në fillim dominoi në posedim dhe rastet e krijuara, por që s’po arrinte t’i finalizonte.

Kur askush s’e priste, Fiorentina krijoi një aksion të shpejtë, me Robin Gosens që e zhbllokoi rezultatin (55’).

Sidoqoftë, gëzimi zgjati vetëm tetë minuta, me Rafael Leao që shënoi një supergol nga distanca për ta barazuar rezultatin (63’).

Ndërsa, përmbysjen e siguruan falë një penalltie pasi Gimenez u pengua në zonë.

Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Leao që s’i dha asnjë shans David de Geas.

Milani kësisoj bëhet kryesues në kampionatin italian me 16 pikë, ndërsa Fiorentina renditet në vendin e 18-të me vetëm 3 pikë.

  

Teilen: