Friday, 24. April 2026
Sport

Jupiler Pro League/ Tifozët e goditën me filxhan, arbitri ndërpret ndeshjen 2’ nga fundi

GS 20/10/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Standard Liege dhe Royal Antwerp nuk përfundoi pasi në minutën e 88’ kryesori i takimit urdhëroi lojtarët që të dilnin nga fusha e lojës pasi tifozët e goditën në shpinë me një filxhan.

22 lojtarët u habitën pasi nga fundi i ndeshjes së braktisur mungonin vetëm dy minuta, të cilat do të rikuperohen gjatë kësaj jave pa spektatorë. Në momentin kur arbitri goditet nga filxhani ai menjëherë i bie bilbilit dhe u bën shenjë lojtarëve që të shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Sjellaj e tiofzëve vendas ka zhgënjyern lojtarët e Standard Liege, të cilët shikonin të irrituar nga shkallët e stadiumit.

Teilen: