• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

La Liga vendos datën për rikthimin e mundshëm të Barcelonës në ‘Camp Nou’

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

La Liga ka njoftuar se Barcelona mund të rikthehet në “Spotify Camp Nou” të shtunën, më 22 nëntor, kur do të presë Athletic Club në javën e 13-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja është parashikuar të nisë në orën 16:15, megjithëse stadiumi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht si vend i zhvillimit të saj.

Klubi katalanas po përgatitet të mirëpresë sërish tifozët pas periudhës kur ka luajtur ndeshjet në shtëpi në “Estadi Olímpic Lluis Companys” të Montjuic, për shkak të punimeve të rikonstruksionit në “Camp Nou-t”. Faza 1A e licencës së përdorimit të stadiumit lejon praninë e rreth 26 mijë spektatorëve në shkallët e para të tribunës dhe të sektorit “Gol Sur”. Barcelona po pret miratimin e Fazës 1B nga Këshilli Bashkiak i Barcelonës, që do të mundësojë hapjen e pjesëve të tjera të stadiumit dhe rritjen e kapacitetit në mbi 45 mijë vende.

Kjo ndeshje do të ketë gjithashtu një interes të veçantë, pasi sulmuesi i Athletic, Nico Williams, do të përballet me klubin që ishte shumë pranë t’i bashkohej gjatë verës. Ai iu ofrua Barcelonës, por marrëveshja nuk u konkretizua, dhe katalanasit zgjodhën në vend të tij Marcus Rashford, të cilin e morën në formë huazimi.

Java e 13-të e La Ligës do të hapet me sfidën Valencia–Levante të premten, më 21 nëntor, dhe do të mbyllet me Espanyol–Sevilla të hënën, më 24 nëntor. Real Madridi do të luajë në transfertë ndaj Elches të dielën, më 23 nëntor, në “Estadio Martínez Valero”.

 

Next Post

Katër futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin e javës në Zvicër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.