Friday, 24. April 2026
Sport

Maguire: Jam në vitin e fundit të kontratës, mund të jetë hera e fundit që luaj në ‘Anfield’ me këtë klub

GS 20/10/2025 1 Min. Lesezeit

Harry Maguire ishte heroi i Manchester United në fitoren historike ndaj Liverpoolit në “Anfield”, sukses që vjen pas gati dhjetë vitesh mungesë fitoreje në këtë stadium për “Djajtë e Kuq”.

Mbrojtësi anglez shënoi golin vendimtar në minutën e 84-t, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të vlefshme që e afrojnë vetëm dy pikë pas Liverpool-it në renditjen e Premier League.

Pas ndeshjes, Maguire foli për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se ky mund të ketë qenë dueli i fundit në “Anfield” me fanellën e United.

“Jam në vitin e fundit të kontratës, kështu që mund të jetë hera e fundit që luaj në ‘Anfield’ me këtë klub,” – u shpreh ai për Amazon Prime. “Për mua ishte shumë e rëndësishme të vija këtu dhe të fitoja.”

Fitorja e djeshme i jep Manchester United një nxitje të madhe për pjesën tjetër të sezonit, ndërsa e ardhmja e Maguire mbetet ende e pasigurt.

Teilen: