Friday, 24. April 2026
Sport

Rugani rinovon kontratën me Juventusin

GS 20/10/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Daniele Rugani, do të jetë pjesë e Juventusit edhe për disa vjet.

Rugani, të hënën ka rinovuar kontratën me Juventusin, ka bërë të ditur ekipi nga Serie A.

Me rinovimin e kontratës, Rugani do të mbetet tek Juventusi deri në verën e vitit 2028.

31-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2013 dhe me këtë ekip ka fituar 6 tituj kampioni të Italisë, ndërsa ka qenë i huazuar te Rennesi, Cagliari e Ajaxi.

Ai para fillimit të këtij sezoni u kthye tek Juventusi dhe deri më tani ka 3 paraqitje.

 

Teilen: