Jurgen Klopp në stolin e Manchester United? Edhe mund të kishte ndodhur. Sipas vetë trajnerit gjerman, pati një ofertë në vitin 2016. “Ishte viti 2016. Patëm disa takime ku ata më shpjeguan projektin e tyre, por më ofruan gjëra që nuk më bindën. ‘Do t’ju sjellim të gjithë lojtarët që ju nevojiten, do ta marrim atë, atë dhe atë.’ Ndërkohë, unë isha ulur aty duke menduar: ky nuk është lloji i projektit tim”.
Trajneri gjerman vazhdon: “Nuk doja t’i sillja Pogba dhe Cristiano përsëri te United, këto gjëra nuk funksionojnë dhe nuk e ndihmojnë klubin në planin afatgjatë”.


