Friday, 24. April 2026
Sport

Portieri Diant Ramaj nuk do të luajë për Kosovën, menaxheri i tij mohon lajmet e rreme

GS 21/10/2025 1 Min. Lesezeit

“Portieri Diant Ramaj nuk do të luajë asnjëherë për Kosovën”. Kjo është deklarata zyrtare nga kampi i portierit me prejardhje shqiptare, që kërkohet tash e sa kohë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Përmes ‘telallëve’ pranë federatës u dha lajmi i pakonfirmuar se Ramaj, që me kontratë është i Borussia Dortmundit, por i huazuar te Heidenheimi, ka pranuar të luaj me fanellën dardane.

Nuk ka vonuar shumë dhe kjo u demantua shpejt nga menaxheri i lojtarit, Jurgen Schwab.

“Kjo çfarë është diskutuar është rrenë e kulluar. Jemi në dijeni për interesimin e Kosovës tash e sa kohë. Dianti këtë e vlerëson, por ai ka qenë i qartë. Nuk do të luajë për Kosovën”, ka thënë Schwab.

24-vjeçari që ka luajtur edhe për Ajaxin e Frankfurtin, raportohet se po e pret ftesën e kombëtares gjermane.

Teilen: