• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në qendër të Eindhovenit në Holandë

21/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan të hënën në mbrëmje në qendër të Eindhovenit në Holandë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis PSV-së dhe Napolit të Antonio Contes. Sipas policisë lokale, siç raportohet në faqen holandeze të internetit De Gelderlander, sjellja e tyre “shkaktoi çrregullim “.

Grupi i madh i tifozëve italianë u dërgua në stacionin e policisë Mathildelaan me tre autobusë, ndërkohë që u arrestuan gjithashtu edhe katër mbështetës të PSV-së për të njëjtën arsye në zona të ndryshme të Eindhoven.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ekipi napolitan i futbollit do të përballet me ekipin vendas sonte në mbrëmje në javën e tretë të Ligës së Kampionëve.

Policia lokale tha se nuk kishte pasur shqetësime apo përleshje të vërteta dhe sipas një zëdhënësi, autoritetet donin ta parandalonin këtë pikërisht duke bërë arrestime.

Policia holandeze i përshkroi tifozët e Napolit si një “grup të madh” me një “atmosferë të caktuar”. Oficerët u kërkuan tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesat e tyre me sa duket u injoruan. Tifozët u arrestuan më pas për shkelje të rregulloreve komunale në lidhje me tubimet dhe u çuan me autobus në stacionin e policisë Mathildelaan, ku do të merren në pyetje. Disa prej personave të ndaluar besohet se u janë mohuar biletat për ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve.

Kryebashkiaku i Eindhovenit, Jeroen Dijsselbloem, kishte krijuar më parë një zonë sigurie me rrezik të lartë përpara ndeshjes. Kjo i lejoi policisë të kryente kontrolle parandaluese në qendër të qytetit dhe zona të tjera të qytetit.

Next Post

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.