Ish-lojtari i futbollit amerikan, Doug Martin, ka ndërruar jetë pas një përleshjeje me oficerët e policisë që po e arrestonin gjatë një hetimi për një hyrje me forcë në një banesë në Oakland, Kaliforni. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, të cilat citojnë autoritetet lokale.
Martin, 36 vjeç, ishte një ish-sportist me ngjyrë i njohur për karrierën e tij të shkëlqyer me Tampa Bay Buccaneers në NFL. Sipas burimeve, ai ka humbur ndjenjat pas arrestimit të tij të shtunën në mëngjes dhe është transportuar menjëherë në spital, ku më vonë është konstatuar i vdekur.
Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se do të kryhet autopsia për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Doug Martin kishte qenë një nga ‘running back’-ët më të njohur të viteve 2010 në NFL, i vlerësuar për fuqinë dhe shpërthimin e tij në fushë, me disa sezone të spikatura te Tampa Bay Buccaneers. Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv amerikan.


