Friday, 24. April 2026
Sport

Dembele rikthehet pas lëndimit, Enrique: Nuk kthehet Topi i Artë, por energjia e tij

GS 21/10/2025 2 Min. Lesezeit

Pas disa javësh mungesë për shkak të lëndimit, Ousmane Dembele është rikthyer në dispozicion të Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Luis Enrique theksoi rëndësinë e rikthimit të Dembele, duke u fokusuar më shumë te ndikimi i tij në atmosferën e skuadrës sesa te suksesi individual.


Banner

“Nuk është Topi i Artë që po kthehet, është Ousmane Dembele – personi që sjell energjinë e tij në ekip. Topi i Artë është kapitull i mbyllur,” u shpreh Enrique.

Ai theksoi se për PSG-në, më e rëndësishme është harmonia dhe kontributi në grup, jo arritjet personale.

“Jam më i lumtur që kemi rikthyer njeriun dhe energjinë e tij, sesa Topin e Artë. Ne po punojmë për të fituar ndeshjen e tretë në Ligën e Kampionëve,” shtoi ai.

Paris Saint-Germain do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, me shpresën se rikthimi i Dembele do të sjellë një shtysë të re në sulm. /ATVLIVE.TV

Teilen: