• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LeBron James në sezonin e 23-të të lavdisë, fillon sezoni i 80-të i NBA-së

21/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

LeBron James është gati të nisë sezonin e tij të 23-të në NBA, një tjetër kapitull historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Edhe pse në prag të 41-vjetorit dhe duke u përballur me një problem shiatik në anën e djathtë që e ka penguar të stërvitet me Los Angeles Lakers, “King James” pritet të hyjë në fushë rreth mesit të nëntorit.

Çdo herë që LeBron do të zbresë në parket këtë sezon, ai rrezikon të thyejë një rekord tjetër ose të zgjasë ndonjërin nga ato që tashmë i përket atij. Me paraqitjen e radhës si titullar, diçka që nuk ka ndodhur vetëm dy herë në 1.854 ndeshje në karrierë, ai do të bëhet basketbollisti me më shumë sezone të luajtura në NBA, duke kaluar Vince Carter me 23 sezone të plota.

LeBron, që mban numrin 23 prej katër vitesh, është për të tretin sezon me radhë lojtari më i vjetër aktiv në ligë. Megjithatë, rekordi për më të vjetrin e të gjitha kohërave mbetet në duart e Nat Hickey, i cili në vitin 1948 luajti në moshën 45-vjeçare për Providence Steamrollers, duke qenë njëkohësisht edhe trajner i ekipit.

Një fakt interesant: në këtë parasezon kanë marrë pjesë mbi 70 lojtarë që nuk kishin lindur ende kur LeBron debutoi më 29 tetor 2003 me Cleveland Cavaliers kundër Sacramento Kings. Në këto dy dekada, ai ka luajtur kundër apo përkrah mbi 36 për qind të të gjithë lojtarëve që kanë kaluar ndonjëherë në NBA.

Përveç kësaj, LeBron ka më shumë pikë në fazën play-off (8.289) sesa gjashtë klube të tëra të NBA-së, përfshirë New York Knicks (7.163), Washington Wizards (7.136) dhe Minnesota Timberwolves (7.304).

Stephen Curry, sërish më i paguari në NBA

Për të nëntin sezon me radhë, Stephen Curry i Golden State Warriors është lojtari më i paguar në NBA. Me kontratën e rinovuar në vitin 2021 për katër sezone në vlerë prej 215 milionë dollarësh (184,5 milionë euro), ai do të përfitojë këtë vit 59,6 milionë dollarë (rreth 51,1 milionë euro). Në sezonin 2026/27, paga e tij pritet të arrijë një tjetër rekord historik: 62,5 milionë dollarë (53,7 milionë euro).

Pas tij vijnë Nikola Jokic (Denver Nuggets) dhe Joel Embiid (Philadelphia 76ers), me 55,2 milionë dollarë (47,3 milionë euro) secili.

Ndërkohë, paga mesatare në NBA për sezonin 2025/26 është rritur në 11,8 milionë dollarë (10,13 milionë euro), duke e bërë NBA-në ligën më të paguar sportive në botë. Të gjithë lojtarët e renditur në top 14 fitojnë mbi 50 milionë dollarë, ndërsa deri te vendi i 26-të të gjithë kalojnë 42 milionë dollarë në vit.

Lojtarët më të paguar në NBA (2025/26)

Stephen Curry         Warriors  51,152 mln €

Nikola Jokic              Nuggets  47,391 mln €

Joel Embiid               76ers       47,391 mln €

Kevin Durant            Rockets  46,948 mln €

Jimmy Butler            Warriors  46,449 mln €

Anthony Davis         Mavericks        46,449 mln €

Jayson Tatum           Celtics    46,449 mln €

Giannis Antetokounmpo        Bucks       46,449 mln €

Karl-Anthony Towns       Knicks     45,604 mln €

Jaylen Brown  Celtics    45,604 mln €

Devin Booker  Suns         45,604 mln €

LeBron James Lakers     45,162 mln €

Sezoni i 80-të i NBA-së po nis me përzierje emocionesh: një LeBron që nuk ndalet as pas dy dekadash në majë, një Curry që vazhdon të mbretërojë në aspektin financiar dhe një brez të ri ‘yjesh’ që po përpiqen të shkruajnë kapitujt e tyre në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Next Post

2 Korriku U19 udhëton drejt Skocisë për sfidën historike ndaj Hibernian në UEFA Youth League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.