Mbrëmja e sotme në Champions League prodhoi plot 43 gola të shënuar në 9 ndeshje.
Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Arsenalit dhe Atletiko Madridit, që u fitua nga “topçinjtë” me rezultatin 4-0.
Fitore të arta arritën në transfertë edhe kampionët e PSG-së, Interi i Kristian Kivu dhe Mançester Siti, që nuk nguruan të dhuronin spektakël.
Humbje turpëruese për Napolin e Kontes, në Holandë përballë PSV-së, teksa në duelet e tjera, Dortmundi mposhti 2-4 Kopenhagen, ndërsa Njukastëlli ia doli me shifrat 3-0 ndaj Benfikës. Një mbrëmje kjo plot magji dhe spektakël.

Teilen: