Friday, 24. April 2026
Sport

NBA/ Oklahoma mund Houston në kohën e dytë shtesë, Golden State fiton “derbin” me Lakers

GS 22/10/2025 1 Min. Lesezeit

Sezoni i ri i NBA nisi me dy ndeshje mjaft të bukura. Hartuesit e kalendarit vendosën që të rikthenin në Oklahoma, Durant, i cili sfidoi Thunder me ekipin e tij të ri, Houston. Kampionët në fuqi të NBA arritën që të fitonin falë formës së mirë të yllit të tyre, Shai Gilgeous-Alexander në një duel që u vendos vetëm pas kohës së dytë shtesë (125-124).

Ndërsa në Los Anxhelos skuadra e Lakers luajti “derbin” me Golden State pa LeBron James. Në mungesë të tij Luka Donçiç tentoi që të fitonte i vetëm takimin, por Jimmy Butler dhe Steph Curry udhëhoqën Golden State drejt fitores së parë sezonale me shifrat 119-109.  

Teilen: