Thursday, 23. April 2026
Sport

Asani shënon gol në Ligën e Kampioneve të Azisë

GS 22/10/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të Esteghlalit në Ligën e Kampioneve të Azisë kundër Al Wehdat.

30-vjeçari shqiptar ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në këtë takim. Ky ishte goli i parë në Champions me skuadrën iraniane për Asanin.

Anësori kuqezi ka shënuar edhe 3 gola në kampionat me fanellën e Esteghlalit, skuadër me të cilën u bashkua gjatë merkatos së verës.

Teilen: