Thursday, 23. April 2026
Sport

NBA/ San Antonio dominon Dallas-in, Wembanyama ylli i derbit teksan me 40 pikë dhe 15 topa në tabelë

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Spurs dhe Mavs kanë nisur sezonin e ri në NBA pikërisht me një duel direkt, i cili u vendos nga një paraqitje për rekord e talentit francez Victor Wembanyama.

Lojtari i San Antonios ishte autor i 40 pikëve, tre bllokimeve dhe 15 topave të rikuperuar në tabelë duke ndihmuar kështu ekipin e tij që të mposhte Dallasin me shifrat 125-92.

Francezi bëhet i pari lojtar në NBA që prej sezonit 1977-78 që mbyll një ndeshje me këto shifra.

Teilen: