Thursday, 23. April 2026
Sport

Harroi që ka VAR, dhëndëri i Kosovës simulon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Marseille mbrëmë u mposht 2:1 ndaj Sportingut të Lisbonës, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Gjatë ndeshjes ndodhi një incident që po diskutohet shumë në rrjetet sociale.

Protagonisti kryesor ishte futbollisti francez, Benjamin Pavard.

Pavard simuloi dhe bëri që lojtari i Sportingut, Araujo të ndëshkohet me karton të kuq.

Megjithatë, VAR-i e anuloi kartonin e kuq dhe i dha vetëm të verdhin futbollistit të klubit portugez.

Gjithashtu me karton të verdhë u ndëshkua edhe dhëndërri i Kosovës, Benjamin Pavard.

VIDEO

Teilen: