Thursday, 23. April 2026
Sport

Rafa Benitez rikthehet në stol, Panathinaikos do të jetë skuadra e 17-të që do të drejtojë

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Pritjes 19-mujore për një pankinë të re i erdhi fundi. Rafa Benitez do të jetë tekniku i ri i klubit grek të Panathinaikos-it, i cili do të jetë ekipi i 17-të në karrierën e gjatë të 65-vjeçarit.

Sipas medieve greke Benitez ka gjetur akordin me Panathinaikos mbi një kontratë 2-vjeçare. Momentalisht ekipi grek gjendet në vendin  e shtatë të Super League-s greke falë nëntë pikëve të grumbulluara në gjashtë ndeshje.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf” kontrata e Benitez do të jetë një rekord më vete për kampionatin fqinj pasi presidenti i klubit, Giannis Alafouzos, ka bindur Benitez duke i ofruar plot 4 milionë euro në sezon.

Teilen: