• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alarm te Barcelona, edhe Frenkie de Jong në dyshim për ‘El Clásico’-n

23/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tri ditë para supersfidës me Real Madridin në “Santiago Bernabéu”, Barcelona përballet me një tjetër shqetësim. Pas mungesës së Andreas Christensen në ndeshjen kundër Olympiacos-it për shkak të problemeve me sistemin tretës, të njëjtin problem shëndetësor e ka shfaqur edhe Frenkie de Jong, i cili sot nuk mori pjesë në stërvitje.

Mesfushori holandez mbetet në dyshim për “El Clásico”-n e së dielës, dhe stafi mjekësor po punon intensivisht për ta rikuperuar në kohë. Christensen ndërkohë vazhdon të qëndrojë jashtë, çka e vë në vështirësi trajnerin Hansi Flick, i cili kishte planifikuar ta aktivizonte De Jong-un në mesfushë, përkrah Pedrit dhe Fermín López.

Megjithatë, ka edhe disa lajme pozitive për katalanasit. Raphinha po përparon në rikuperim dhe mund të marrë dritën jeshile mjekësore të shtunën, ndërsa Ferran Torres është rikthyer plotësisht në formë dhe pritet të jetë gati për një vend titullari.

Në anën tjetër, të dëmtuarit Robert Lewandowski, Joan García, Gavi, Dani Olmo dhe Marc-André ter Stegen do ta ndjekin përballjen e madhe nga shtëpia.

Next Post

Lajm bombastik: Juventus arrin marrëveshje me trajnerin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.