Shkëndija e Tetovës ka fituar ndeshjen e Ligës së Konferencës përballë Shelburn, duke marrë pikët e para në fazën në grupe të turneut ku janë debutues.
Në një ndeshje shumë të luftuar në Shkup, kuqezinjtë e Tetovës i kanë rezistuar sulmeve të ekipit irlandez, teksa kanë tentuar që të thumbonin portën kundërshtare me kundërzbritje. Por në fund, do të ishte një autogol në minutën e 92-të, ai që do të vuloste fatin e takimit, duke bërë që të shpërthente festa e kuqezinjve për këtë triumf historik.
https://streamin.link/v/e7af275c


