• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barazimi i Dritës dhe fitorja e Shkëndijës, ja sa përfitojnë dy klubet shqiptare nga UEFA

23/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita siguroi një tjetër barazim në Ligën e Konferencës pas atij ndaj KuPS-i, teksa mbrëmjen e sotme, ndali qipriotët e Omonias me rezultatin 1-1.

Krahas pikës së fituar, Drita, në Kosovë do të arkëtojë 133 mijë euro.

Pra barazimi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës vlen 133 mijë euro, kurse fitorja vlen 400 mijë euro.

Drita në fazën e ligës, do t’i zhvillojë edhe 4 ndeshje tjera, teksa deri tani vlera e arkëtuar vetëm në fazën e ligës shkon 266 mijë euro.

Me paraqitjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës, Drita i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që ky bilanc pritet të rritet ndjeshëm në rast rezultatesh pozitive.

Po sot, Shkëndija e Tetovës arriti një fitore historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, teksa mposhti Shelburn, duke marrë pikët e para në fazën në grupe të turneut ku janë debutues.

Do të ishte një autogol në minutën e 92-të, ai që do të vuloste fatin e takimit, duke bërë që të shpërthente festa e kuqezinjve për këtë triumf historik.

Asnjë skuadër që ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut, në grupet e një kompeticioni Europian, nuk ka arritur të sigurojë një fitore, teksa këtë gjë e bëjnë kuqezinjtë nga Tetova.

Fitorja në grupet e Ligës së Konferencës, vlen 400 mijë euro, një shifër kjo që do të arkëtohet nga klubi i Shkëndijës.

Një bonus monetar i konsiderueshëm për klubin shqiptar, që po i bën krenarë të gjithë.

Next Post

KB Bashkimi reagon pas ndalimit të “Arpagjikëve” në Mal të Zi: “Po mbahen padrejtësisht, kërkojmë reagim nga ambasada”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.