Thursday, 23. April 2026
Sport

Granit Begolli rikthehet në Drenas, merr udhëheqjen e Feronikelit

GS 25/10/2025 1 Min. Lesezeit

Feronikeli ’74 ka zyrtarizuar pasuesin e Granit Dervishollit, i cili mban po të njëjtin emër.

Granit Begolli do të jetë në krye të skuadrës, i cili rikthehet te Feronikeli ’74, pasi më parë e kishte udhëhequr drejt Superligës në sezonin 2022/23.

Begolli, përpos Feronikelit ’74, më parë ka udhëhequr edhe Llapin U19, Vëllaznimin, Lirinë, Suharekën dhe Vushtrrinë.

Së bashku me Begollin, shtabit teknik të klubit drenicak i është bashkuar edhe Arsim Tërshani.

Feronikeli ’74 këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje në Ligën e Parë, ku ka marrë 23 pikë.

Teilen: