Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur para “El Clasicos” ndaj Barcelonës, duke thënë se synojnë fitoren, por për këtë i duhet përkrahja e madhe e tifozëve në stadium.
Pavarësisht vëmendjes së madhe në “El Clasico”, Alonso zbuloi se do t’i afrohet fundjavës si çdo fundjavë tjetër, duke refuzuar të ndryshojë ritmin e tij përpara duleit të madh në “Bernabeu”.
“Jam në gjendje të mirë fizike. E njoh mirë ndeshjen, por rutina ime e përditshme mbetet e njëjtë. Është një ndeshje e veçantë, por nuk do ta ndryshoj rutinën time të përditshme”, ka thënë fillimisht Alonso.
“E tëra që dua është të fitoj nesër dhe t’i bëj tifozët tanë të lumtur”.
Alonso, i ka kërkuar stadiumit “Santiago Bernabeu” të shpërthejë me zë të lartë për “El Clasicon” e nesërme, duke e përshkruar ndeshjen si momentin përcaktues të projektit të tij të ri.
“Është e qartë: El Clasico është një ndeshje e veçantë. Është e para në projektin tonë të ri. Na duhet që stadiumi të ketë energjinë e ndeshjeve të mëdha, të na shtyjë përpara”, përfundoi spanjolli.